Morati falënderon Morinjon për kualifikim në finale
Morati falënderon Morinjon për kualifikim në finale
Presidenti i Interit, Masimo Morati ka falënderuar Hoze Morinjon për kualifikimin e Interit në finalen e “Ligës së Kampionëve”, shkruhet në mediat italiane.
Ai ka thënë se Morinjo është strategu më i mirë në botë, i cili nuk di të pësojë humbje. Morati është shprehur optimist se Interi, falë Morinjos, do ta fitojë finalen e “Ligës së Kampionëve”, gjithashtu do të shpallet edhe kampion në “Serie A”.
Futbollistët e Interit u treguan mjaft të vëmendshëm në mbrojtje, që nuk lanë Mesinë dhe Pedron të depërtojnë në 16-të metërsh. Edhe pse rezultati i ndeshjes së mbrëmshme ishte 1:0 për Barcelonën, rezultati i ndeshjes së parë që ishte 3:1 në favor të Interit, vendosi finalisten e dytë të “Ligës së Kampionëve”.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Gerard Pique, ndërsa një gol tjetër të Barcelonës gjyqtari i ndeshjes e anuloi për shkak se Keita kishte luajtur me dorë në afërsi të 16 metërshit.
Në pjesën e parë të ndeshjes, skuadra e Interit mbeti me një futbollist më pak, por Barcelona nuk arriti që epërsinë me një futbollist më shumë ta shfrytëzojë dhe ndeshja përfundoi me rezultatin e përgjithshëm 3 : 2 në favor të Interit.
Në finale, Interi do të takohet me Bajernin e Munihut në stadiumin “Santiago Bernabeu” të Madridit më 22 maj, në orën 20:45. KNN
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|