Shqipëria ngjitet tri pozita më lartë në listën e FIFA-s
Shqipëria ngjitet tri pozita më lartë në listën e FIFA-s
Përfaqësuesja e Shqipërisë është ngjitur tri pozita më lartë në ranglistën botërore të FIFA-s, për muajin prill, duke u pozicionuar në pozitën e 80-të me 17 pikë rritje.
Kombëtarja shqiptare e udhëhequr nga Josip Kuzha të zhvillojë një ndeshje miqësore me Malin e zi më 25 maj. Përfaqësuesja e Shqipërisë ishte ndeshur me kombëtaren malazeze vetëm njëherë në vitin 1946 ku Shqipëria kishte fituar me rezultat 5:0.
Më 2 qershor, takimin tjetër miqësor, Shqipëria do ta zhvillojë në stadiumin “Qemal Stafa” ku do të pres Andoren. Shqipëria kishte humbur më parë nga kjo kombëtare me rezultat 2:0 në vitin 2002.
Kombëtarja malazeze në ranglistën botërore të FIFA-s renditet e 65-ta, ndërsa Andora renditet e 201-ta.
Trajneri Josip Kuzhe e ka drejtuar kombëtaren shqiptare drejt dy fitoreve (Qipro dhe Irlanda e Veriut), dhe dy barazime me ndeshjet që Shqipëria zhvilloi me Gjeorgjinë dhe Estoninë. /S. M.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|