Lajçak mohon të ketë plan për Kosovën
Lajçak mohon të ketë plan për Kosovën
Shefi i diplomacisë sllovake, Miroslav Lajçak, është distancuar nga ajo që është shkruar në të përditshmen “Dnevnik”, se ai ka një plan për Kosovën.
Kështu ka deklaruar për Evropën e Lirë një zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sllovakisë.
Lajçak ka thënë se përgjigjet e tij në intervistën për këtë gazetë janë interpretuar gabimisht.
Gazeta “Dnevnik” kishte raportuar se Lajçak kishte përgatitur plan për zgjidhjen e çështjeve kontestuese ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se gjoja më 10 maj do ta prezantonte para ministrave të Bashkimit Evropian. /KNN/
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|