champions
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Takimi Hyseni-Kushner: Kosova shkon në Sarajevë sipas modelit GYMNICH

Shko poshtë

Takimi Hyseni-Kushner: Kosova shkon në Sarajevë sipas modelit GYMNICH Empty Takimi Hyseni-Kushner: Kosova shkon në Sarajevë sipas modelit GYMNICH

Mesazh  Arti Tue May 04, 2010 6:12 am

Takimi Hyseni-Kushner: Kosova shkon në Sarajevë sipas modelit GYMNICH Kreyart_hyseni_kushner





Ministri i jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, është takuar mbrëmë në Paris me kryediplomatin francez, Bernar Kushner.

Pёrveç takimit kokë më kokë, tё dy ministrat kanё folur pёr gazetarёt dhe kanё pasur njё darkё pune.

Siç informon Ministria e Jashtme, ata kanё zhvilluar njё bisedё miqёsore dhe shumё pёrmbajtёsore pёr njё sёrё procesesh tё rёndёsishme për dhe rreth Kosovёs, duke u pёrqendruar veçanёrisht te samiti i Sarajevёs, liberalizimi i vizave, procesi i njohjeve dhe bashkёrendimi i veprimeve nё periudhёn pas mendimit kёshillёdhёnёs tё Gjykatёs Ndёrkombёtare tё Drejtёsisё.

Nё lidhje me samitin e Sarajevës, qё planifikohet tё mbahet me 2 qershor, ministri Hyseni riktheksoi se Kosova merr pjesё vetёm sipas formulёs sё zgjedhur dhe aplikuar gjatё takimit tё ministrave tё jashtёm tё vendeve tё BE-sё dhe tё Ballkanit Perёndimor, mbajtur nё Pragё vitin e kaluar, e qё njihet si GYMNICH.

Ky format, sipas Ministrisë së Jashtme, do tё siguronte pjesёmarrjen e Kosovёs si palë e barabartё me tё gjitha vendet e tjera qё marrin pjesё nё samit. “Çdo format tjetёr i pёrfaqёsimit ёshtё i papranueshёm pёr Republikёn e Kosovёs”, ka theksuar Hyseni.

Sa i pёrket liberalizimit tё vizave, Hyseni ka pёrsёritur qёndrimin se do tё ishte gabim fundamental po qe se Kosova mbetet shumё prapa nё proceset e integrimeve nё raport me shtetet e tjera tё Ballkanit Perёndimor. Po ashtu, ka pёrsёritur kёrkesёn e tij qё Kosovёs t’i jepet sa mё parё njё udhёrrёfyes pёr liberalizimin e vizave.

Hyseni dhe Kushner kanё folur edhe pёr nevojёn dhe rёndёsinё e bashkёrendimit tё aktiviteteve pas mendimit kёshillёdhёnёs tё Gjykatёs Ndёrkonbёtare tё Drejtёsisё dhe nё kёtё kontekst ata kanё folur edhe pёr procesin e njohjeve.

Ndërsa, gjatë ditës së sotme Hyseni është duke qëndruar në Bruksel. Ai pritet të flasë para Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian.

Po ashtu ai do të takohet edhe me komisarin e Bashkimit Evropian për zgjerim, Stefan Fule dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Bashkimit Evropian.

Ndërkaq, nesër Hyseni do të shkojë në Berlin. Ne kryeqytetin gjerman ai do të shoqërojë presidentin Fatmir Sejdiu, i cili do të realizojë një vizitë zyrtare ne Gjermani. /KNN
Arti
Arti
Web Master
Web Master

Numri i postimeve : 87
Join date : 07/07/2009
Location : Kosovë-Prishtinë

https://kampionet.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi