Zyrtarizohet largimi i Benitezit nga Liverpuli
Zyrtarizohet largimi i Benitezit nga Liverpuli
Liverpuli ka konfirmuar edhe zyrtarisht se Rafael Benitez do të largohet nga posti i kryetrajnerit të skuadrës së Liverpulit, me dëshirë të të dyja palëve.
Zyrtarët e klubit janë tejet të hidhëruar me Benitezin për shkak të sezonit të dështuar, ndërsa kontratën e tij pesëvjeçare, të vlefshme prej 16 milionë eurosh, do ta kompensojnë me një shumë prej 3 milionë eurosh.
Liverpuli është vënë menjëherë në kërkim të pasuesit të teknikut spanjoll.
“Benitez është larguar nga pozita e tij si menaxher i ekipit, pas gjashtë vitesh, ndërsa klubi dëshiron t’i bëjë falënderimet më të mëdha për shërbimet e tij dhe t’i dëshirojë çdo të mirë në karrierën e tij në të ardhmen”, shkruhet në komunikatën e lëshuar në faqen zyrtare të Liverpulit.
Ndërlak Benitez ka thënë se është shumë pikëlluese për atë që të bëjë të ditur largimin e tij nga Liverpuli.
“Unë do të doja të falënderoja gjithë stafin dhe lojtarët për mundin e tyre. Unë nuk gjej fjalë se si t’iu falënderoj për këto vite të kaluara dhe jam krenar të them se kam qenë menaxheri juaj. Ju faleminderit shumë dhe mos harroni: ‘You’ll never walk alone’ (motoja e skuadrës së Liverpulit)”, është shprehur Benitez pak kohë pas konfirmimit./KNN
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|