Pamje dinamike e “Renault Scenic”
Faqja 1 e 1
Pamje dinamike e “Renault Scenic”
Modeli i ri “Renault Scenic” lajmëron qasje të re në segmentin MPV. Duke iu falënderuar dimensioneve kompakte, vijave të theksuara, dritave të veçanta dhe dukjes sportive, të cilat janë të bazuara në modelin “Renault Megane Coupe”, “Scenic” paraqet një sens të dinamikës sportive të bashkuar me botën e veturave të salloneve.
Pamja dinamike është e paraqitur nga tri pjesët e grilave, të cilat janë të bazuara në hapësirën qendrore për hyrjen e ajrit. “Renault Scenic” krijon përshtypjen e fuqisë së madhe, e cila është e paraqitur nga vijat e lakuara në pjesët anësore.
Dimensionet tregojnë se kjo veturë është mjaft stabile dhe e përshtatshme për çdo rrugë./KNN
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|