Lëv: Sfida ndaj Anglisë, ndeshje e madhe
Lëv: Sfida ndaj Anglisë, ndeshje e madhe
Pas fitores së madhe të shënuar ndaj Ganës, me rezultatin minimal 1-0, trajneri i Gjermanisë, Joakim Lëv është duke pritur një ndeshje të madhe ndaj Anglisë në të 8-ën e finales së Botërorit “Afrika e Jugut 2010”.
“Kjo ishte një ndeshje vërtetë e shpejtë dhe jo shumë gjëra shkuan mirë për ne. Ne kemi mundur të nxjerrim më shumë nga rastet tona. Ne nuk ishim dhe aq precizë në sulm. Por, nuk mund t’i fajësoj lojtarët e mi të rinj, kishte shumë presion, ne është dashur të fitojmë dhe tani jemi në fazën tjetër”, tha Joakim Lëv.
Ai tha se ndeshja e të 8-ës së finales ndaj Anglisë, do të jetë një ndeshje klasi dhe se ata mezi e presin atë takim./KNN
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|